Shpend Ahmeti sulmon Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin

Shpend Ahmeti sulmon Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk duhet të jenë më pjesë e skenës politike.

Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkroi se u ka kaluar koha Thaçit dhe Veselit.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, koha juaj tashmë ka kaluar”, ka shkruar Ahmeti në Twitter, raporton Insajderi.

Ahmeti ka shkruar se “nuk ka sulm e shpifje që na ndal në rrugën e drejtë të çlirimit nga Klani Pronto”. /Insajderi.com