Shpend Ahmeti do rikandidojë për kryetar të Prishtinës

Shpend Ahmeti do rikandidojë për kryetar të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka bërë publik për herë të parë se do të rikandidojë edhe për një mandat për kryeqytetin.

“Nuk e rrezikojmë projektin e Prishtinës, mundem edhe me rikandidu. Si duket kam me rikandidu dhe për dallim prej herës së kaluar, këtë herë kam me kërkua drejtpërdrejt votën për asamblenë që mos me u ripërsëritë bllokimet që mi kanë bërë për zhvillimin e Prishtinës nga asambleja komunale,” ka thënë Ahmeti në emisionin Rrokum Rroll.