Shpend Ahmeti ka një thirrje për të gjithë qytetarët e Prishtinës

Shpend Ahmeti ka një thirrje për të gjithë qytetarët e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se nëpër sheshet e Prishtinës nuk do të ketë më shitje sikurse nëpër tregje.

Ahmeti ka thënë se tash e tutje do të patrullojë inspekcioni, teksa ka bërë thirrje që qytetarët ta ndihmojnë në këtë çështje.

“Sheshet nuk janë tregje. Tash e tutje inspekcioni do të patrullojë vazhdimisht nëpër sheshet e qendrës për të parandaluar shitjet e paautorizuara. Ju bëjmë ftesë qytetarëve për ndihmë dhe mirëkuptim në këtë proces. 080012233 dhe 080012244 janë numrat falas në Qendrën e Thirrjeve”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com