Shpend Ahmeti i kërkon Partisë Demokratike të Kosovës t'i krahasojë punët e bëra në komunat e udhëhequra nga ta me punën e bërë në Komunën e Pri" />

Shpend Ahmeti ka një kërkesë “thumbuese” për PDK-në

Shpend Ahmeti ka një kërkesë “thumbuese” për PDK-në

Shpend Ahmeti i kërkon Partisë Demokratike të Kosovës t’i krahasojë punët e bëra në komunat e udhëhequra nga ta me punën e bërë në Komunën e Prishtinën.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pati një kërkesë “thumbuese” për PDK-në.

“PDK është mirë me i krahasu komunat e udhëhequra nga PDK me Prishtinën”, deklaroi Ahmeti, i cili së fundmi ka pranuar kritika të shumta nga dega e PDK-së në Prishtinë.

Ahmeti është akuzuar nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë për korrupsion dhe për qeverisje të keqe. /Insajderi.com