Shpend Ahmeti falënderon Madagaskarin

Shpend Ahmeti falënderon Madagaskarin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh dhe kandidat për një mandat tjetër 4-vjeçar, Shpend Ahmeti ka reaguar pas njohjes së Republikës së Kosovës nga Madagaskari.

Ahmeti ka falënderuar shtetin afrikan për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Faleminderit Madagaskar për njohjen e Republikës sonë të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Twitter.

Madagaskari njoftoi sot se ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com