Shpend Ahmeti e mohon se u shetit me jaht

Shpend Ahmeti e mohon se u shetit me jaht

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar se ishte shëtitur me jaht në brigjet e Budvas.

Kundërshtimin e tij Ahmeti e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, bashkëngjitur një fotografi me familje ku shihet në një plazh.

“Të fala nga unë dhe familja ime në pak vikende që kemi bashkë. E kuptoj që jam person publik dhe çdo minutë e jetës sime është publike dhe e kuptoj që jam në përcjellje të kundërshtarëve çdo moment prandaj nuk kanë nevojë msheftas me fotografu e me bo storie të paqena”, ka shkruar Ahmeti.

“Edhe këto dy-tre ditë edhe në Mal të Zi kam takuar dhjetëra kosovarë që më kanë parë, me kanë përshëndetur dhe jemi fotografuar bashkë”, ka shtuar ai.

“P.s. Kam ardh me veturën time, e në deti/ujëra nuk kam shetitur fare, e sonte kthehna. Shpifjet nuk na ndalin, por për bashkëqytetarët e mi gjithmonë kërkoni shpjegime nga unë se nuk ka të keqe”, ka përfunduar ai.

Gazeta Metro dje ka publikuar disa fotografi ku shihet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një jaht. Sipas informacioneve të Metros, Ahmeti në këtë jaht ishte në Budva të Malit të Zi./Insajderi.com