Shpat Zeka rrëmben medalje në Kampionatin Evropian

Shpat Zeka rrëmben medalje në Kampionatin Evropian

Xhudistët kosovarë sot kanë rrëmbyer dy medalje në Kampionatin Evropian të xhudos për kadetë që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.

Pas Laura Fazliut, medalje të bronztë mori edhe Shpat Zeka, i cili në ndeshjen e fundit e mposhti estonezit Simon Sulla në kategorinë deri 90 kg.

Federata e Xhudos së Kosovës i ka uruar të dy xhudistët për këtë sukses.

“Shpat Zeka gjithashtu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë. Dy medalje për Kosovën nga ky Kampionat. Urime Shpatit dhe Laurës për paraqitjet e shkëlqyeshme”, thuhet në postimin e Federatës së xhudos në Facebook.