Shpallet konkurs për 18 prokurorë

Shpallet konkurs për 18 prokurorë

Këshilli Prokuroria i Kosovës ka shpallur konkurs për 18 prokurorë të rinj, të cilët do të shpërndahen nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës.

Për Prokuroritë Themelore të Prishtinës dhe Gjilanit është paraparë të zgjedhën nga 1 prokuror, për Prokurorinë Themelore të Gjakovës 2, për Prokurorinë Themelore të Pejës 4, dhe për Prokuroritë Themelore të Prizrenit dhe Ferizajt do të jenë nga 5 prokurorë.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial morën vendim që Komisioni për emërimin e prokurorëve të rinj të jetë i njëjti me atë të kaluarin.

Ky komision përbëhet nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesues, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sylejmani dhe prokurorët Ikramije Bojaxhiu, Radica Milic dhe Idain Smailji, nga radhët e KPK-së, anëtarë.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në mbledhjen e tyre të 131 themeluan Komisionin për Administrimin e Prokurorive. Kryesuese e këtij komisioni u caktua anëtarja e KPK-së, prokurorja Radica Milic, ndërsa anëtarë, zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina dhe prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Veton Shabani./Insajderi.com