Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarit për shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarit për shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarit B.S për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapikë.

I akuzuari  B.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 30.03.2015 e tutje dhe dënim me gjobë në shumën prej 5.000 € (pesëmijë) euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka konstatuar sei akuzuari B.S me qëllim të shitjes, shpërndarjes, transportit të paautorizuar të substancës narkotike të rrezikshme të llojit marihuanë duke vepruar si anëtarë i grupit  bashkë me të pandehurit e tjerë R.U, SH.G, F.D, F.L, I.T, R.T, R. Q dhe H.Z,të cilët janë dënuar më herët nga Gjykata, në vitin 2012.

B.S, sipas marrëveshjes paraprake kishte  siguruar një ekskavator me qëllim të transportimit të substancës narkotike dhe sasinë e narkotikut në peshë prej 257.8 kg, të cilin e kishin vendosur në gomat e ekskavatoritku substancën narkotike të paketuar në pjesë të ndara, në qese të najlonit ekanë vendosur në brendinë e gomave, pastaj ekskavatorin e ngarkojnë në një kamion të tipit Mercedes me ngjyrë të gjelbër dhe me dt. 12.07.2012, në pikën kufitare në Merdarë, ndalohet dhe kontrollohet nga policia ku edhe gjendet narkotiku, andaj me këtë i akuzuari B.S ka kryer veprën penaleBlerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapike nga neni 229 par.4 nën.par.1 lidhur me par.2 të KPK-së, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com