Shpallen nominimet për Çmimet BAFTA

Janë shpallur zyrtarisht nominimet për çmimet filmike BAFTA, ceremonia e së cilës do të mbahet me 12 shkurt, në Londër.

Shpallen nominimet për Çmimet BAFTA

La La Land ka marrë gjithsej 11-të nominime për çmimet filmike BAFTA, duke u bërë kësisoj filmi me më së shumti nominime në këtë edicion.

Ryan Gosling dhe Emma Stone nga ky film janë nominuar për kategorinë aktori më i mirë, respektivisht aktorja më e mirë.

Meryl Streep është nominuar për aktoren më të mirë krahas Stone dhe Emily Blunt, bashkë edhe me Amy Adams dhe Natalie Portman.

Arrival ka marrë gjithsej 9 nominimine, njëjta sa edhe Nocturnal Animals, ndërsa Manchester by the Sea ka marrë gjashtë nominime.

Ceremonia e çmimeve BAFTA do të mbahet me 12 shkurt në Royal Albert Hall në Londër.