Shpallen dënimet për vjedhjen rekorde në Maqedoni

Shpallen dënimet për vjedhjen rekorde në Maqedoni

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka mbajtur seancë për shpalljen e vendimeve për dënim ndaj personave të akuzuar për vjedhje të NLB Tutunska Banka.

Personi B.S ka marrë dënim prej 9 vitesh dhe dy muaj vuajtje burg për lëndën vjedhje të rëndë.

G.S ka marrë 6.5 vjet vuajtje burg për të njejtën lëndë. B.M është dënuar me 6 vite dhe dy muaj vuajtje burgu.

Përveç kësaj, ata duhet që bankës në fjalë t’i kthejnë të gjithë paratë (400.000 franga dhe 645.000 euro), edhe pse më parë kanë deklaruar se një pjesë nuk e dinë ku është.