BE shpallë konkursin për storiet më të mira hulumtuese

15.03.2017 10:03
BE shpallë konkursin për storiet më të mira hulumtuese

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, si anëtar i partneritetit rajonal të organizatave të shoqërisë civile, i cili menaxhonon çmimin për Gazetarinë Hulumtuese, shpall konkurs për ndarjen e çmimeve për storiet hulumtuese.

Storiet duhet të jenë të botuara në periudhën nga 1 janar – 31 dhjetor 2016, të cilat raportojnë për çështje sociale në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit “dhe të të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, të cilat nuk do të ishin bërë të ditura për publikun në ndonjë mënyrë tjetër”.

Të drejtë aplikimi sipas njoftimit kanë të gjithë gazeatarët nga të gjitha mediumet  e shkruara, radio, televizion, media online apo të kombinuara.

Fondi i çmimit në Kosovë për këtë vit është 10,000 Euro. Ndërsa tre nominimet më të mira do të shpërblehen ndërmjet 3000 dhe 5000 eurove.

Kurse çmimi për nënkategorinë për storien më të mirë nga gazetari i ri është 3000 euro.