Data e shortit dhe 9 kundërshtarët e mundshëm të Trepçës 89 në “Champions”

Data e shortit dhe 9 kundërshtarët e mundshëm të Trepçës 89 në “Champions”

Më 20 qershor kampioni i Kosovës në futboll, Trepça 89’ do të mësojë kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Nga nëntë skuadra që mund t’i bien përball Trepçës 89’ në shortin e 20 qershorit që do të mbahet në Nyon të Zvicrës, gjashtë prej tyre tashmë janë të sigurta.

The New Saints (Uells), Linfield (Irlandë Veriore), Vikingur Gota (Islandë), FC SantaColoma (Andorrë), Hibernians FC (Maltë) dhe FC Tallinn (Estoni) janë të sigurta në këtë short, pasi janë shpallur kampionë në shtetet përkatëse.

Përpos këtyre skuadrave, edhe tri skuadra të tjera, kampionet e ligave të futbollit në Gjibraltar, Armeni dhe San Marino do të përcaktohen gjatë kësaj fundjave.

Kampioni i Ligës së Gjibraltarit ende nuk është përcaktuar ende, mirëpo Europa FC është duke kryesuar kampionatin, një xhiro para përfundimit.

Ndërkaq, Alashkert është duke udhëhequr elitën e futbollit armen dhe një xhiro para përfundimit ndodhet me tre pikë më shumë se sa skuadra e vendit të dytë, Gandazsar.

Ndërsa në San Marino, skuadra e La Florita është duke kryesuar kampionatin dhe me shumë mundësi do të shpallet kampion i këtij shteti këtë javë. /Insajderi.com