Shoqata e Gazetarëve të Ballkanit dënon arrestimin e Blerim Ukës dhe Ibrahim Mahmutit

Shoqata e Gazetarëve të Ballkanit dënon arrestimin e Blerim Ukës dhe Ibrahim Mahmutit

Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për avancimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 7800 anëtarë, dënon ashpër arrestimin e fotoreporterit të “Indeksonline”, Blerim Uka dhe kameramanit nga TV21 Ibrahim Mahmuti gjatë aktgjykimit të çështjes së “Grupit Kumanova”.

“Është shkatërruese që ky incident ka ndodhur më 2 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve. Ky lloj qëndrimi i institucioneve ndaj gazetarëve është krejtësisht i papranueshëm dhe synon të frikësojë gazetarët dhe të inkurajojë vetëcensurën gjatë raportimit të procedurave të caktuara gjyqësore”, thuhet ndër të tjera.

Mahmuti dhe Uka u mbajtën në stacionin e policisë për gjashtë orë, me shpjegimin se ata po filmonin gjyqtarët në gjyq.

“Ne presim që policia të hetojë seriozisht këtë incident dhe të imponojë sanksione të përshtatshme. Vetëm me dialog të hapur midis gazetarëve dhe institucioneve përgjegjëse ne mund ta ndryshojmë praktikën e keqe të mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve”, deklaroi kryetari i shoqatës së gazetërve në Maqedoni, Naser Selmani.

Platforma  kërkon nga autoritetet maqedonase që menjëherë të hetojnë këtë rast dhe të gjitha sulmet e mëparshme ndaj gazetarëve dhe t’i sanksionojnë shkelësit.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 03.11.2017.

Shoqata e Gazetarëve të BH Shoqata

e Mediave të Malit të Zi Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Shoqata e Gazetarëve të Pavarur Serbia