“Shoqata e dalë nga lufta” nuk pagoi 200 mijë eurot që i detyrohet komunës

“Shoqata e dalë nga lufta”, e cila është një kompani që e parkingjeve, për çdo muaj është e detyruar t’i paguaj Komunës së Ferizajt nga tre mijë euro për objektet që publike që i shfrytëzon.

Kompania e parkingjeve “Shoqata e dalë nga lufta” nuk i ka paguar asnjë cent komunës për vitin 2016 por as për vitin 2015, shkruan Insajderi.

Komuna e Ferizajt nga mospagesat e “Shoqatës së dal nga lufta” sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditmit, ka humbur 36 mijë euro për vitin 2016 ndërsa 202 mijë e 540 euro në total nga kjo shoqatë.

“‘Shoqata e dalë nga lufta’ e cila për çdo muaj ngarkohet nga komuna me 3,000€ deri sa qiramarrësi nuk ka paguar asnjë cent për vitin 2016 e as në vitin paraprak”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.

Madje sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditmit, Komuna e Ferizajt nuk ka shpërndarë fare faturat në zyrën e kësaj shoqate dhe nuk ka ndonjë për arkëtimin e qirasë nga shfrytëzimi i pronës publike.

Menaxhimi i dobët i kontratave në lidhje me pronat e dhëna me qira si dhe mos gatishmëria për të ndërmarrë masa efikase për inkasimin e të hyrave, sipas ZKA-së rrisin rrezikun e keqpërdorimit të pronës publike. /Insajderi.com