Shoqata e Artistëve e kundërshton anulimin e konkursit në Teatrin e Gjilanit

Shoqata e Artistëve e kundërshton anulimin e konkursit në Teatrin e Gjilanit

 

Shoqata e Artistëve të Teatrit në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin për anulimin e Konkursit Publik për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm në Teatrin e Gjilanit.

Përmes një komunikatë për media kjo shoqatë shpreh shqetësimin e saj për sic kanë thënë  vendimit të njëanshëm të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për anulimin e këtij konkursi.

“Bordi Ekzekutiv i SHATK-së vlerëson se ky vendim është një veprim i papërgjegjshëm dhe skandaloz, i cili, si i tillë, është rezultat i ndërhyrjes së vazhdueshme flagrante politike në punën dhe veprimtarinë e Teatrit të Gjilanit”.

“Ngjashëm me teatrot e tjera të qyteteve, të cilat, për shkak të Ligjit për Teatrot, janë lënë nën mëshirën dhe injorancën e politikanëve të pa emancipuar komunalë, edhe ky teatër, që prej disa vitesh, është viktimizuar deri në rrënim të plotë nga politikat e mbrapshta dhe antikulturore të Komunës së Gjilanit”, shkruan SHATK.

Shoqata e Artstëve të Teatrit të Kosovës përmes kësaj komunikate thotë se në vend se komuna ta ndihmoj kapacitetet e saj buxhetore komunitetin artistik,  ajo e ka paralizuar “pothuaj krejtësisht veprimtarinë krijuese dhe artistike të këtij institucioni”. /Insajderi.com