Shok në festivalin e filmit “Tribeca” në New York

Shok në festivalin e filmit “Tribeca” në New York

Filmi i metrazhit të shkurtër “Shok” do të shfaqet në festivalin e njohur të filmit “Tribeca Film Festival” në New York.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesit e Shok Short Film përmes një komunikate.

“Tregim rrëqethës i bazuar në ngjarje të vërteta të kohës së luftës në Kosovë, po vazhdon sukseset anë e kënd botës”, thuhet në komunikatë.

Festivali prestigjioz “Tribeca” është themeluar nga Jane Rosenthal, Robert De Niro dhe Craig Hatkoff.

Për cdo vit, rreth tre milion njerëz vizitojnë këtë festival,p ërfshirë të famshmit nga bota e artit dhe muzikës.

Filmi “Shok”, gjatë muajit shkurt ishte i nominuar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër në natën e ndarjes së çmimeve Oscar./Insajderi.com