“Shok” lë pa frymë kryeministrin e Shqipërisë

“Shok” lë pa frymë kryeministrin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të shprehur fjalët më të mira për filmin e metrazhit të shkurtër  ”Shok”   i cili është  nominur për çmimin Oscar .

“Një film i jashtëzakonshëm që të merr frymën dhe të mban mbërthyer nga sekonda e parë e një rrëfimi autentik mbi përzënien e dhunshme të shqiptarëve të Kosovës prej shtëpive të tyre. Mbresëlënëse forca e thjeshtësisë së gjuhës filmike dhe tensioni emocional që përcjell loja e aktoreve”, shprehet Rama.

Rama gjithashtu tha se për historinë modeste të kinematografisë shqiptare do të ishte një kulminacion fantastik të kishim një statujë Oscar në trojet tona.