Shoferi humb kontrollin, vetura përplaset për njerëzit që po gjendeshin jashtë një kafeneje

Shoferi humb kontrollin, vetura përplaset për njerëzit që po gjendeshin jashtë një kafeneje

Ky është momenti i tmerrshëm kur një veturë përplaset në një turmë njerëzish, të cilët po qëndronin në një kafene në Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë njerëzit, të ulur në një kafene pranë një rruge të ngarkuar në Bulevardin Turkmenbashi në Adana të Turqisë.

Papritmas një veturë e bardhë shmanget nga një korsi trafiku dhe drejtohet drejt grupeve të njerëzve që po shijonin pijet.

Derisa afrohet tek një pengesë e vogël, e cila ndan kafenenë nga rruga, njerëzit mund të shihen duke u larguar nga rruga.

Dhe ndonëse tavolinat dhe karriget shihen duke “fluturuar”, nga të pranishmit, vetëm tre prej tyre janë lënduar.