Shoferi gjerman i autobusit godet kosovarin dhe e fyen në baza etnike

Shoferi gjerman i autobusit godet kosovarin dhe e fyen në baza etnike

Një shofer autobusi, 50 vjeçar nga qyteti Dülmen i Gjermanisë, duhet të përgjigjet para gjyqit për një fyerje në bazë etnike që i ka bërë një kosovari. Fyerja ka ndodhur të enjten në një stacion autobusi në Osterwick, njofton albinfo.ch.

Shoferi duket të ketë qenë i zemëruar me kosovarin nga Rosendali, i cili kishte ndaluar makinën në vendin e ndalimit të autobusit.

Fillimisht në mes tyre pati një këmbim fjalësh. Pastaj shoferi e goditi kosovarin në krahë dhe e ofendoi atë duke përdorur shprehje fyerjeje në bazë etnie. Për më tepër, ai bëri  në drejtim të tij një lëvizje të dorës që kuptohet si therje në fyt.

Kundër shoferit është iniciuar procedurë penale.