Ka qenë pothuajse fatale lëvizja që ka bërë një makinë në rrugën e Durrësit, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Mësohet se automjeti është munduar të shmangë një këmbësore dhe për këtë arsye ka dalë nga rruga duke përfunduar në shkallët e një dyqani.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.