Shkupi sot shënon 53-vjetorin e tërmetit me mbi 1 mijë viktima

26.07.2016 10:52
Shkupi sot shënon 53-vjetorin e tërmetit me mbi 1 mijë viktima

Kryeqyteti i Maqedonisë sot me shumë aktivitete dhe manifestime e shënon 53-vjetorin nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 5 e 43 minuta. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera, ndërkohë që mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.

Menjëherë pas katastrofës. Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipet profesioniste nga OKB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor.

Termei3 Termeti ne Shkup Termeti1 Termeti2