Shkupi reagon ndaj vatikanit për biografinë e Nënës Terezë

Shenjtërimi i Nënës Terezë, duket se ka ndjellë urrejtje në Maqedoni, lidhur me biografinë zyrtare të saj.

Shkupi reagon ndaj vatikanit për biografinë e Nënës Terezë

Në dokumentin zyrtar i Vatikanit, në gjuhën angleze shkruhet se Nënë Tereza ka lindur në Shkup të Shqipërisë.

Gabimin e kanë vërejtur pjesëtarë të delegacionit të Maqedonisë në ceremoninë e shenjtërimit ndërsa dje kjo ka qenë temë diskutimi nëpër mediet në Maqedoni dhe në qarqet diplomatike ku kanë kërkuar përgjigje zyrtare se pse ka ndodhur ky gabim që nga maqedonasit vlerësohet si skandal diplomatik.

Ambasada e Maqedonisë në Vatikan ka kërkuar sqarim nga autoritetet në Vatikan se pse ka ndodhur ky lëshim.

Vatikani zyrtarë ka reaguar duke sqaruar se gabimi ka ndodhur në kopjen e biografisë në gjuhën angleze, shkruan albeu.

Pas reagimit, kopja me biografinë në gjuhën angleze të Nënës Terezë, është hequr nga përdorimi dhe është rregulluar.