Shkup, i dënuari arratiset nga dritarja e gjykatës

Shkup, i dënuari arratiset nga dritarja e gjykatës

Në Gjykatën Themelore Shkupi-1 dje rreth orës 10 nga zyra e gjykatësit ka ikur A.B (29) nga fshati i Haraçinës, njofton portali nga Maqedonia, Shenja.

Siç njofton MPB ai është arrestuar dhe në orën 10 me urdhër me shkrim është dërguar tek gjykatësit për paraburgim urgjent. Pasi që gjykatësi ka nënshkruar urdhrin dhe zyrtarët policorë kanë dal jashtë zyrës, A.B ka shfrytëzuar mundësinë dhe ka ikur, gjegjësisht ka kërcyer prej dritares.

Përndryshe A.B për çdo javë është paraqitur në gjykatë në lidhje me “trafikim të migrantëve”.