Shkuesia online, biznesi i ri i Ermal Mamaqit

Lidhjeserioze.com është faqja e re e cila do t'i mundësojë shqiptarëve që të gjejnë partnerin e tyre të jetës përmes internetit.

Shkuesia online, biznesi i ri i Ermal Mamaqit

Moderatori shqiptar, Ermal Mamaqi ka bërë të ditur hapjen e platformës martesore, Lidhjeserioze.com, e cila do t’u krijojë mundësi shqiptarëve që të krijojnë lidhje dashurie.

Mamaqi, hapjen e faqes së tij të re e bëri të ditur gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan.

“Kjo faqe ka për synim që njerëzit të gjejnë partnerin e tyre të preferuar, duke mbushur një aplikacion. Ata mund të kërkojnë që partneri të jetë në Amerikë apo në Angli”, ka thënë Mamaqi, njofton Gazeta Online Insajderi.

Kjo faqe interneti – Lidhjeserioze.com do t’u ndihmojë njerëzve beqar, të ve apo të divorcuar që të stabilizohen në jetë, duke gjetur partnerin e ëndrrave të tyre.

Ata këtë mund ta bëjnë përmes mbushjes së një aplikacioni – i cili është falas – me të dhënat e tyre dhe preferencat që kanë për partnerin e tyre potencial.

Aplikacionet e dërguara në Lidhjeserioze.com, do të shqyrtohen nga punonjësit e faqes të cilët më pas do të lidhin mes vete personat që u përshtaten kërkesat. /Insajderi.com

lidhje