Shkollat në Prishtinë përfundojnë mësimin në ditë të ndryshme

Shkollat në Prishtinë përfundojnë mësimin në ditë të ndryshme

Me ëmbëlsirë nxënësit i dhanë lamtumirën mësueses në ditën e fundit të mësimit në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Mësimit fund të hënën i dhanë edhe nxënësit e shkollës “Qamil Batalli” në kryeqytet ndonëse  sipas kalendarit shkollor të Ministrisë së Arsimit, institucionet në pushim do të duhej të shkonin më 20 qershor.

Por jo në të gjitha shkollat e kryeqytetit mësimi përfundon me 25 të këtij muaji.

Shkolla “Xhemajl  Mustafa” procesin mësimor e kryen tek të enjten më 28 qershor. Kjo pasi ky institucion ishte qendër testimi në testin e arritshmërisë dhe atë të maturës për ç’shkak mësim nuk u mbajt tre ditë.