Shkolla që ia lejon nxënësve pirjen e duhanit

26.08.2017 14:40
Shkolla që ia lejon nxënësve pirjen e duhanit

Kjo shkollë i lejon nxënësit e vet të moshës 15-vjeçare të pinë duhan gjatë pushimit të drekës dhe periudhave të tjera pushimi.

Carolyn Blanden, drejtoreshë e kolegjit “The Warakirri” në Sidnei të Australisë, ka thënë se beson se rregullat më pak kufizuese do t’i nxisin fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, shkruan Express.

“Në shkollën time ju mund të vinin me flokë ngjyrë të kaltër dhe me metal në fytyrën tuaj,” ka thënë Blanden për Daily Telegraph.

“Dhe nëse keni nevojë për pini duhan, edhe kjo është në rregull,” ka shtuar ajo.

Një studente e kësaj shkolle ka thënë se ndalesa e duhanit në shkollë në të kaluarën ka qenë njëra prej arsyeve pse ajo nuk kishte shkuar në shkollë.