Shkolla fillon mësimin më vonë, për t`iu përshtatur orarit të trenave

01.11.2017 14:59
Shkolla fillon mësimin më vonë, për t`iu përshtatur orarit të trenave

Për të bërë të mundur që trenat në kohën e pikut të tyre të mos jenë të stërmbushur, Shkolla e Lartë Profesionale er Zvicrës Veriperëndimore FHNW në Muttenz, Kantoni Baselland, ka vendosur të bëjë përshtatjen e orarit të ligjëratave. Kjo do të realizohet në bashkëveprim me SBB-në (Ndërmarrjen Federale të Hekurudhave), shkruan srf.ch.

Në kampusin e ri të FHNW në Muttenz, nga semestri vjeshtor ivitit 2018, për këtë arsye, ligjëratat do të fillojnë më vonë se tash, transmeton albinfo.ch. Ky kampus do të jetë vend studimi gjegjësisht pune për rreth 3700 studentë dhe 800 punëtorë.

SBB në vazhdimësi është përballur me kritika për stërmbushjen e trenave në kohën e fillimit dhe përfundimit të orareve të punës dhe të shkollës. Por ajo në një komunikatë të lëshuar sot ka theksuar se këtë gjë nuk mund ta rregullojë vetë pasi që nuk ka mundësi t`u përshtatet interesave nga më të ndryshmet, të klientëve të saj. Për të rregulluar gjendjen, nevojitet mbështetje nga federata, kantonet, ndërmarrjet dhe universitetet.