Shkodran Mustafi shënon gol për fitoren e Arsenalit kundër Tottenhamit

18.11.2017 15:44
Shkodran Mustafi shënon gol për fitoren e Arsenalit kundër Tottenhamit

Arsenali e ka mposhtur 2:0 Tottenhamin në stadiumin “Emirates”.

Derbi i Londrës i takon Arsenalit. “Topçinjtë” u treguan të fortë për rivalin e përjetshëm, Tottenhamin, duke triumfuar 2:0 para tifozëve të vetë, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shënoi i rikthyeri nga lëndimi, Shkodran Mustafi, i cili mungoi që nga tetë tetori kur u lëndua me Gjermaninë kundër Azerbajxhanit.

Shqiptari hapi serinë e golave në minutën e 36’të, ndërsa për 2:0 realizoi Alexis Sanchez në atë të 41’të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pasi pavarësisht rasteve, nuk u shënua asnjë gol në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe ngjitet në pozitën e pestë, vetëm me një pikë më pak se Tottenhami që mban pozitën e tretë.

Chelsea dhe Man Unitedit mbajnë pozitat katër dhe dy me nga 22 pikë, por me nga një ndeshje më pak e që do t’i zhvillojnë pas pak, nga ora 16:00.