Shkëndija sot përball shtatë herë kampionëve të Evropës

Shkëndija sot përball shtatë herë kampionëve të Evropës

Shkëndija sonte do të ketë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj. Skuadra kuqezi do të përballet me Milanin në “Play-off” apo xhiron e katërt në Ligën e Evropës, shkruan albinfo.ch.

Ndeshja e sotme fillon nga ora 20:45 në “San Siro” të Milanit, derisa sfida e kthimit pas një javësh në Shkup.

Interesimi për bileta është i jashtëzakonshëm për të parë Milanin në Shkup dhe biletat përveç në Maqedoni po shiten edhe në Prishtinë, madje me 20 euro mund të siguroni biletën e ndeshjes dhe të udhëtimit.

Ky do të jetë një rast i mirë për tifozët e shumtë të Milanit, por gjithashtu edhe për të përkrahur skuadrën shqiptare drejt një paraqitje sa më të mirë.

Kjo do të jetë hera e parë që Shkëndija luan përballë shtatë herë kampionëve të Milanit, që këtë sezon kanë bërë më shumë se 200 milionë euro transferime.