Shkëndija – Milan, numri i biletave të shitura

Shkëndija – Milan, numri i biletave të shitura

Për Shkëndijën e Tetovës në pamje të parë shorti i “play-off” të “Europa League” dukej i pamëshirshëm pasi për t’u bërë pjesë e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm evropian duhet të kalojë Milanin.

Gjithsesi dy përballjet me një skuadër që ka bërë historinë në Evropë do t’i vlejnë shumë Shkëndijës.

E para për prestigjin që të ofron përballja; dhe e dyta për çështjen e marketingut. Mjafton të shihet numri i biletave të shitura për takimin.

Ndeshja e parë luhet në “San Siro” të enjten më 17 gusht dhe klubi italian ka konfirmuar se deri më tani janë shitur rreth 20 mijë bileta.

Ndërsa për ndeshjen e kthimit e cila do luhet një javë më pas, 24 gusht në stadiumin e Shkupit, drejtuesit e Shkëndijës flasin për 10 mijë bileta të shitura.

Arena e Shkupit ka një kapacitet prej 36400 vendesh dhe, me shumë gjasa, për sfidën ndaj Milanit të gjitha biletat do të jenë shituar duke parë edhe fluksin e madh të kërkesave për këtë sfidë./Gazeta Metro/