Shkëndija triumfon në derbi ndaj Vardarit

Shkëndija triumfon në derbi ndaj Vardarit

Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin e eliotës së futbollit maqedonas ndaj Vardarit të Shkupit, me rezultat 2-0.

Tetovarët realizuan të dy golat e fitorës në pjesën e dytë të takimit, me anë të Armend Alimit dhe Stenio Junior, raporton Insajderi.

Golin e parë, Alimi e realizoi në minutën e 61-të të takimit me një goditje nga rreth 20 metra distancë nga porta. Ndërkaq, golin e dytë Stenio Junior e realizoi vetëm pesë minuta më vonë.

Në të dy golat asistoi kapiteni Ferhan Hasani.

Pas kësaj ndeshje, Shkëndija i shkon gjigantit italian Milan, të enjten, kur do të ballafaqohet në kuadër të pllej-ofit të Ligës së Evropës. /Insajderi.com