Shpërthen dashuria në shesh: Aktivisti i AAK-së e nxen aktivisten e VV-së

23.02.2016 23:22
Shpërthen dashuria në shesh: Aktivisti i AAK-së e nxen aktivisten e VV-së

Ngjarje interesante po ndodhin në sheshin para Qeverisë. Protestuesit e opozitës, pasi kanë shikuar futbollin mes Arsenalit dhe Barcelonës, kanë filluar të njihen më thellë me njëri tjetrin.

Kësisoj gazetari ynë ka vërejtur një lindje të dashurisë tashmë në shesh.

“Duke bërë llaf e muhabet aktivistët mes vete, kam vërejtur ca shkëndija dashurie mes një aktivisti të AAK –së dhe një aktiviste të VV-së. Më pas i ndoqa dhe i pash që shkuan së bashku tek një tendë dhe filluan të puthen. Kaq për momentin”, raporton gazetari ynë.

Për këtë ka reaguar VV-ja sipas së cilës, kjo lidhje dashurie tregon sesa e bashkuar është opozita.

“Dashuria nuk njeh moshë e as dallime partiake. Urime çiftit”, ka thënë VV-ja në një deklaratë për media.