Shkëndija me apel dhe rregulla për tifozët para ndeshjes ndaj Milanit

Ndeshja e kthimit të play offit të UEFA Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit ka zgjuar interes të madh në opinion dhe këtë javë është ngjarja kryesore në Maqedoni.

Shkëndija me apel dhe rregulla për tifozët para ndeshjes ndaj Milanit

Për këtë arsye Shkëndija përmes faqes zyrtare apelon te tifozët që do të jenë prezent në stadium që të hyjnë sa më herët në stadium, dhe të mos qëndrojnë para hyrjeve, transmeton Koha.net.

“Me qëllim për të shmangur rrëmujat e padëshiruara KF Shkëndija dhe Ministria për Punë të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen Shkëndija-Milani, të nisen me kohë drejt Shkupit dhe të hyjnë në stadium sa më herët që është e mundur. Dyert e tribunave do të happen 3 orë para fillimit të ndeshjes, ndërsa do të mbyllen 45 minuta para fillimit të takimit që luhet nga ora 20:45 minuta”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

KF Shkëndija dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, bashkë me kompaninë private për sigurim, përfaqësues të UEFA-së dhe Komesari për Siguri i FFM-së, kanë mbajtur mbledhje për çështje organizative dhe sigurie nga e cila kanë dalë me porosi për gjithë tifozët që planifikojnë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.

Shkëndija thotë se kërkesat e policisë janë si në vijim:

– Apelohet deri te të gjithë personat që do të udhëtojnë në Shkup, që sa më herët të hyjnë në stadium dhe mos të qëndrojnë para hymjeve. Njëkohësisht njoftohen gjithë ata persona që do të udhëtojnë me mjete private, t’i parkojnë veturat në vendet e duhura, pasi në të kundërtën do të ketë gjoba. Vendparkimet që mund t’i shfrytëzojnë janë: Parkingu i kopshtit zoologjik, Ballkanika, parkingu i hotelit “Aleksandar Palace”, parking i palestrës sportive “Boris Trajkovski” dhe parkingu para Ambasadës së Amerikës.

Përballja Shkëndija-Milani luhet të enjten në “Telekom Arena” të Shkupit me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa dyert e tribunave për tifozët do të jenë të hapura 3 orë para fillimit të ndeshjes. Të njëjtat do të mbyllen 45 minuta para fillimit të ndeshjes.