Shkencëtarët me peticion kundër robotëve vrasës

Shkencëtarët me peticion kundër robotëve vrasës

Më shumë se 2400 shkencëtarë dhe ekspertë të Inteligjencës Artificiale kanë nënshkruar një peticion kundër realizimit dhe përdorimit për qëllime ushtarake të robotëve ushtarakë, që mund të vrasin, nëse nuk kanë mbikëqyrjen e njeriut.

Nënshkruesit e peticionit u zotuan gjithashtu të mos marrin pjesë në programe zhvillimi me sisteme të Inteligjencës artificiale që mbështesin robotët vrasës. Në mesin e nënshkruesve janë edhe Demis Hassabis, Shane Legg dhe Mustafa Suleyman – bashkëthemelues të DeepMind, divizioni i Google kushtuar Inteligjencës Artificiale, si dhe Elon Musk, themelues dhe administrator i deleguar i SpaceX dhe Tesl shkruan Monitor.

Një vit më parë, Suleyman e Musk iu përgjigjën thirrjes së OKB prej më shumë se 100 themeluesish të kompanive të robotikës dhe Inteligjencës Artificiale kundër garës për lethal autonomous weapons (armët vdekjeprurëse autonome)

Peticioni i ri, nën kujdesin e organizatës Future of Life Institute, u kërkon qeverive të përcaktojnë politikat, ligjet dhe rregullaroret kundër armëve të reja. “Është e nevojshme për qytetarët, politikanët dhe drejtuesit të bëjnë dallimin mes përdorimit të pranueshëm dhe jo të pranueshëm të Inteligjencës Artificiale – shkruajnë nënshkruesit e peticionit. Në besojmë se vendimi për t’i marrë jetën një qenie njerëzore nuk duhet t’i delegohet kurrë një makine”.

Përveç elementit moral, i kushtohet rëndësi edhe një argumenti “pragmatik”. Robotët vrasës, që përzgjedhin dhe godasin objektivin në mënyrë të pavarur, “mund të jenë faktorë destabiliteti të rrezikshëm për çdo vend të individ”.