Shkenca shpjegon pse shumica e njerëzve janë djathtakë

Shkenca shpjegon pse shumica e njerëzve janë djathtakë

Njerëzit që përdorin dorën e djathtë janë dominues në mbarë botën. Por pse? Jason Goldman ka investiguar për këtë fakt.

Njerëzit nuk ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, por të paktën në një gjë jemi një pjesë e madhe që kemi një të përbashkët: cilën dorë kontrollojmë më lehtë. Nëse përdor një dorë të caktuar për të shkruar, me shumë mundësi e përdorni po të njëjtën dorë për të ngrënë. 85% e njerëzve përdorin dorën e djathtë. “Në fakt nuk ka ekzistuar asnjë raport që mëngjarashët dominojnë,” sipas arkeologes Natalie Uomini në Universitetin e Liverpulit në Angli.

Përdorimi i një dore të caktuar fillon nga truri. Ne e dimë se disa detyra të trupit tonë kontrollohen më së shumti nga hemisfera e majtë e trurit.

Ndodh një kryqëzim mes nervave të trupit dhe trurit. Hemisfera e majtë kontrollon krahun e djathtë të trupit dhe anasjelltas. Pra me pak fjalë, hemisfera e majtë kontrollon dorën, syrin, këmbën dhe çdo pjesë të trupit që ndodhet në krah të djathtë.

Ndarja neurologjike e punës ka qenë tipar i kafshëve që para gjysmë miliardi vitesh. Ndoshta ka evoluar, sepse është më efikase në lejimin e dy hemisferave për të kryer llogaritje të ndryshme në të njëjtën kohë. Ana e majtë e trurit, mund të ketë evoluar për t’u kujdesur për aktivitetet rutinë, ndërsa ana e djathtë e trurit është e predispozuar të kapë dhe të reagojë ndaj sfidave të papritura të mjedisit.

Kështu ka mundësi që paraardhësit tanë filluan të ecnin me dy këmbë dhe jo më me 4, duke liruar duart për t’i përdorur për detyra të reja. Shkencëtarja Stephanie Braccini dhe kolegët e saj shkruan në Human Evolution se “forcimi i asimetrisë individuale filloi kur humanët morën një qëndrim vertikal gjatë përdorimit të gjymtyrëve të tyre”.

Në mbështetje të kësaj ideje, Braccini dhe kolegët e saj, bënë krahasimin me shimpanzetë, të cilat kur rrinin në katër këmbë, ata nuk shfaqin preference të ndonjërës dorë. Kjo ndodhte vetëm kur ishin të detyruar të merrnin një qëndrim të caktuar.

Me siguri, mjediset rrethanore i kanë nxitur humanët të arrijnë në atë formë qëndrimi dhe përdorim gjymtyrësh që janë sot.

Ne mund ta dimë se kur këto ndryshime kanë ndodhur në bazë të eksperimenteve që hulumtuesit kanë bërë me mjetet e lashta prej guri duke përdorur një herë dorën e majtë e një herë të djathtën e tyre duke i krahasuar me formën e mjeteve të njerëzve të mëparshëm. Por kjo është vetëm një provë që tregon se njerëzit e mëparshëm, punimet e 2 milionë viteve më parë, i bënin me dorën e djathtë.

Megjithatë, punimet prej guri që janë bërë 1.5 milionë vite më parë në Kenia, nga dy specie njerëzore të lashta – homo habilis dhe homo erectus – tregojnë disa prova që njerëzit e asaj kohe kontrollonin më së shumti dorën e djathtë. Edhe nga kockat e mbetura të njerëzve të lashtë, ushqimi i mbetur në dhëmbët e tyre, tregon se kryesisht përdornin dorën e djathtë për t’u ushqyer.

Këto fakte na tregojnë se kur ndodhi ky ndryshim, por jo arsyen se përse. Disa sugjerojnë se e gjitha ka të bëjë me gjuhën. Duke pasur parasysh që dora e djathtë kontrollohet nga hemisfera e majtë e trurit, kjo hemisferë është e njëjta që lidhen me procesin linguistik. Hemisfera e majtë e trurit është më e specializuar për kontrollin e gjuhës se sa përdorimin e gjymtyrëve.

Përdorimi i dorës së djathtë, mund të jetë edhe thjesht një produkt aksidental i mënyrës se si trurët tanë janë të lidhur. Por provimi i kësaj hipoteze është i vështirë, ndoshta e pamundur sepse idealja do të ishte të kryeje teste neurologjike të paraardhësve tanë të vdekur kohë përpara.

E vërteta është se kurrë nuk do të kuptojmë realisht procesin e lëvizjeve të gjymtyrëve të njeriut, dhe lidhjen me trurin.

Ndërsa përsa i përket mëngjarashëve, sipas një shkrimi në gazetën Psychological Bulletin në vitin 1977, “ekzistojnë pak prova që tregojnë se ata që përdorin dorën e majtë, e kanë më të lehtë rikuperimin e dëmtimit të trurit”. Ata që përdorin dorën e majtë gjithashtu kanë avantazh mbi ata që përdorin gjymtyrët e djathta në sportet luftarake. / BBC / Tirana Observer