Shkëmbimi më i çmendur i kësaj vere

Shkëmbimi më i çmendur i kësaj vere

Florentino Perez duket se është gati për goditjen galaktike të Real Madridit. Sipas raporteve nga “Don Balon”, presidenti i Merengues do të bëjë pjesë të skuadrës së tij sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Kiliani bëhet objekt i parë i “Los Blancos” ngaqë dështoi në blerjen e Kylian Mbappe. Arsenali ndodhet në një situatë të vështirë me futbollistin në fjalë, sepse ai nuk ka rinovuar, ndërsa vitin tjetër rrezikon të largohet si transferim i lirë.

Gjatë kësaj vere kanë shfaqur interes për Sanchez Manchester City dhe PSG, por pa sukses. Në fakt, sipas “Don Balon”, Ëenger do jo vetëm të holla për futbollistin e tij më të talentuar, por do ta mendonte edhe ndonjë shkëmbim, megjithatë, vështirë të pranojë Zidane.

Ideja është që “topçinjtë” të japin Sanchez për Real Madridin dhe t’i marrin këtij të fundit Karim Benzema. “Fantamercato” është një zgjidhje që nuk u pëlqen Merengues-ve, të rregulluar me një shpenzim prej 70 milionë eurosh për Niño Maravilla.