Shkëmbi: Kampionati shqiptar është më i fortë se ai i Kosovës

Shkëmbi: Kampionati shqiptar është më i fortë se ai i Kosovës

Aventura e parë si trajner, deri në këto momente duket pozitive për Bledi Shkëmbin, i cili pas ndeshjes së djeshme ndaj Kukësit, ka mbetur i kënaqur nga loja e ekipit të tij.

“Patjetër që jam i kënaqur me miqësoren, pasi të gjithë thonë që në miqësore nuk shikojnë dhe nuk u intereson rezultati, por për mua është i rëndësishëm edhe rezultati. Ky i fundit ishte i mirë, pavarësisht se nuk ishte ai Kukës, ekipi kampion, me lojtarët më të mirë.

Te skuadra ime pashë gjëra pozitive si dhe gabime te pësimet e golave. Objektivi është që të gjeja miqësore me ekipe të forta, ndoshta rastësisht dhe miqësisht doli me Kukësin dhe për këtë unë jam i kënaqur, pasi unë dua gjithmonë që të përballem me ekipe më të forta, pavarësisht se si del rezultati.

Liria është ekip i kompletuar pak a shumë, por nëse del ndonjë lojtar në fund të merkatos që do të na interesojë është i mirëpritur”, tha Shkëmbi, që foli edhe për ndryshimet mes dy kampionateve.

“Kampionatet, si ai i Kosovës dhe ai shqiptar janë të ndryshëm, kuptohet që kampionati ynë është më i fortë, por dhe ai i Kosovës, mesa unë e kam parë vitin që shkoi, ka elementë mjaft të mirë dhe është në rritje. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, ne po punojmë fort, tani fusha dhe koha do tregojnë gjithçka”, mbylli Shkëmbi.