Shkarkohet kryetari i BIK-ut në Kaçanik

Shkarkohet kryetari i BIK-ut në Kaçanik

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, është shkarkuar nga pozita pasi lejoi që në xhaminë kryesore të qytetit të lajmërohet vrasja e liderit kosovar të grupit terrorist ISIS, Lavdrim Muhaxheri.

Vendimin e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për shkarkimin e Nezirajt e konfirmoi për emisionin “Jeta në Kosovë”, këshilltari i BIK Vedat Sahiti.

Njoftimi i dhënë nga xhamia e Kaçanikut për vrasjen e Muhaxherit kishte shkaktuar reagime të ashpra në opinion, ndërsa vetë Neziraj, ditën kur u dha lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, kishte shkuar për ngushëllime në familjen e tij.

Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, është vrarë në fillim të këtij muaji gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.