Shkarkohet bordi i “Trafikut Urban”

Shkarkohet bordi i “Trafikut Urban”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka njoftuar se sot është shkarkuar bordi i ‘Trafikut Urban’.

Ahmeti ka treguar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, është marr vendimi të shkarkohet  bordi i ‘Trafikut Urban’, të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi dhe të hapet konkurs për anëtarët e rinj të bordit.

Ahmeti e ka quajtur lajm fantastik shkarkimin e anëtarëve të kësaj ndërmarrje ku sipas tij po mundoheshin ta pengojnë punën e kësaj ndërmarrje.

“Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes”, ka shkruar Ahmeti.

Problemet mes punëtorëve të ‘Trafikut Urban’ dhe kësaj ishin të shpeshta kur disa herë punëtorët ishin futur në grevë, madje edhe duke bojkotuar punën.

Në njërin prej rasteve punëtorët e ‘Trafikut Urban’ kishin bojkotuar punën pasi ishte bllokuar xhirollogaria e ish-shefit të kësaj ndërmarrje Halil Mustafa./Insajderi.com