Shitet kamera me të cilën u bë fotografia e famshme e Che Guevara-s

Kamera e cila kishte fotografuar njërin prej imazheve më të famshëm të të gjitha kohërave, revolucionarit Ernesto Che Guevara, është shitur për 20.340 mijë dollarë.

Shitet kamera me të cilën u bë fotografia e famshme e Che Guevara-s

Kamera e markës “Leica” i përkiste Alberto Korda, i cili ishte fotografi personal i liderit kubanez, Fidel Kastro, për më shumë se një dekadë. Fotografia ishte bërë më 5 mars të vitit 1960, përderisa Che Guevara ishte i pranishëm në skenën ku Fidel Kastro ishte duke mbajtur një fjalim.

Kamera, tashmë e shitur, ishte në pronësi të Dante Diaz Korda, djalit të Alberto Korda, i cili ka treguar se “Leica” ishte një nga kamerat e preferuara të prindit të tij.

“Ky aparat ishte një nga kamerat e preferuara të babait tim. Babai im e kishte përdorur në mënyrë aktive këtë aparat gjatë viteve të pesëdhjeta dhe viteve gjashtëdhjetë. Kjo është arsyeja pse është e mundshme që babai im mori me këtë aparat, një nga fotografia më e famshme në botë, të bërë ndonjëherë, portretin e luftëtarit të lirisë, Che Guevara”, ka thënë i biri i Alberot Korda.

tofo

Alberto Korda ka lindur më 14 shtator 1928 në Havanë të Kubës, Korda kishte punuar në një studio të fotografisë dhe pastaj kishte gëzuar një sukses të madh si fotograf i modës, para revolucionit në Kubë.

Korda kishte udhëtuar në botë, duke shkrepur fotografi të udhëheqësve revolucionar, megjithatë fotografia e Che Guevara-së është një nga fotografitë më ikonike.

Korda nga fotografia e Che Guevara-së nuk kishte fituar asnjë qindarkë, pasi që ai ia kishte dhënë dy kopje të imazhit, një botuesi italian të quajtur Giangiacomo Feltrinelli dhe ishte ai që shiti imazhin në mbarë botën. Korda ka vdekur në vitin 2001 dhe është varrosur në Havanë. /Insajderi.com