Shiten të gjithë “iPhonet 7 Plus”

Modeli "iPhone" 5-inch, i njohur si "7 Plus", tradicionalisht po shitet shpejt pas fillimit të shitjes, pasi "Apple" përafroi madhësinë me "iPhone 6" të vitit 2014.

Shiten të gjithë “iPhonet 7 Plus”

Paketa fillestare e telefonave të mençur “iPhone 7 Plus” janë shitur në gjithë botën, një ditë para se “Apple” të bëjë dërgimin e pajisjeve të reja nëpër dyqane, thonë për “Reuters”.

Dërgesat e telefonave më të rinj “Apple” janë dërguar në të gjitha ngjyrat, dhe “iPhone 7” me ngjyrë të zezë ishte shitur plotësisht, shtoi kompania.

Konsumatorët, të cilët hyjnë nëpër dyqanet e “Apple” të premten, mund të shohin pajisjet në shitje, por nuk do të jenë në gjendje t’i blejnë telefonat, por do të mund të bëjnë vetëm porosi për modelin që dëshirojnë.

“Ne e vlerësojmë sinqerisht durimin e klientëve tanë, sepse ne punojmë shumë për të ofruar telefonin e ri” iPhone” për këdo që e dëshiron atë, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zëdhënëse e “Apple”.

“Apple” prezantoi telefonin e ri në San Francisko në fillim të këtij muaji. “Iphone 7” shfaqet me një kamerë të përmirësuar dhe pa kufje tradicionale në kurriz të teknologjisë së re.

“Bazuar në çdo gjë që kemi parë deri tani, duket se kërkesa është e lartë”, tha analisti Jan Dawson nga kompania “Jackdaw Research”.

Modeli “iPhone” 5-inch, i njohur si “7 Plus”, tradicionalisht po shitet shpejt pas fillimit të shitjes, pasi “Apple” përafroi madhësinë me “iPhone 6” të vitit 2014./albinfo.ch.