Shiten për 35 mijë dollarë flokët e John Lennon

Shiten për 35 mijë dollarë flokët e John Lennon

Paul Fraser,  një koleksionist amerikan, ka shpenzuar 35 mijë dollarë për të blerë flokët e këngëtarit të ndjerë John Lennon.

Flokët e këngëtarit të The Beatles kanë qenë duke u ruajtur nga floktari gjerman Klaus Baruck.

Ai i kishte nxjerr në shtije flokët e legjendës së muzikës, duke pretenduar se i ka ruajtur që nga vitit 1967, raporton BBC.

Ai i kishte marrë flokët e Lennon pasi ja kishte shkurtuar për skenat e xhirimit të filmit “HoW I Won the War”.

Që nga ajo kohë, flokët e John Lennon ishin në zotërimin e floktarit gjerman./insajderi.com