Shirat më të fuqishme në 100 vjetët e fundit në Indi, mbi 400 të vdekur

Me tërheqjen e ujit në shtetin indian Kerala janë zbuluar viktimat e reja të monsuneve më fuqishme në 100 vjetët e fundit në atë shtet, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave arriti në mbi 400.

Shirat më të fuqishme në 100 vjetët e fundit në Indi, mbi 400 të vdekur

Sot janë dobësuar shirat, pas një jave, dhe niveli i ujit ka rënë në shumë rajone. Helikopterët dhe anijet vazhdojnë kërkimin e të mbijetuarve dhe po i dërgojnë gjërat e nevojshme për njerëzit nëpër zona të goditura.

Shpëtimtarët dje kanë gjetur së paku 30 trupa, me çka numri i viktimave në Kerala u rrit në mbi 400.

Rreth 725.000 njerëz janë vendosur nëpër qendra strehuese në këtë shtet.

“Numri i përgjithshëm i refugjatëve në 5.645 qendra humanitare u rrit në 724.649 persona, ka thënë dje kryeministri i Keralas Pinaraji Vidzajan.

Për shkak të ujit të ndotur dhe kushteve të këqija higjienike autoritetet frikësohen prej paraqitjes së sëmundjeve dhe në këto zona  janë dërguar zyrtarë sanitar.

Dëmi nga përmbytjet deri tani vlerësohet në mbi tre miliardë dollarë, dhe pritet që kjo vlerë të rritet./Insajderi.com.