Shifrat zyrtare – bonuset e FIFA-s për kampionin dhe pjesëmarrësit në botëror

Shifrat zyrtare – bonuset e FIFA-s për kampionin dhe pjesëmarrësit në botëror

Kampionati Botëror fillon për 10 ditë dhe tashmë FIFA bashkë me Komitetin Organizativ të botërorit duket se kanë bërë të gjithë përgatitjet për të organizuar ngjarjen më të sportive të këtij viti.

Paraprakisht, shtëpia ndërkombëtare e futbollit ka bërë të ditur edhe fondin e shpërblimeve për këtë kampionat botëror, që ashtu siç edhe pritej sivjet ka arritur shifra rekorde.

Insporti, duke iu referuar shifrave zyrtare të prezantuara nga FIFA, bën të ditur se fondi i përgjithshëm i shpërblimeve do të jetë 400 milionë dollarë, vetëm për shpërblimet e ekipeve kombëtare pjesëmarrëse.

Distribuimi i këtyre parave do të bëhet sipas një formule të saktë, që po ashtu FIFA e ka bërë publike.