2016 është viti më vdekjeprurës për Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur autoritetet kanë krahasuar numrin e vdekjeve në disa zona të SHBA-së, ka rezultuar se në C" />

Shifra alarmante të vrasjeve në Chicago

Shifra alarmante të vrasjeve në Chicago

2016 është viti më vdekjeprurës për Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur autoritetet kanë krahasuar numrin e vdekjeve në disa zona të SHBA-së, ka rezultuar se në Chicago janë regjistruar 500 vrasje në vetëm një vit.

Po ashtu shifra alarmante vijnë edhe nga New Orleans, Saint Luis, Detroit dhe Baltimore, por Chicago mban stafeten dhe prej vitit 2014 , vrasjet janë shtuar me norma të frikshme thonë autoritetet.

Mesatarisht shënohen 82 raste konfliktuale me të shtëna me armë zjarri në javë.

Chicago ka ligje të rrepta për pajisjen me armë dhe kjo është arsyeja se perse shteti merret si shembull, por problemi është më i komplikuar.

60 për qind e armëve të përdorura këto raste dhune janë blerë jashtë shtetit. Numri i vrasjeve është alarmant, por tragjedia e vërtetë janë viktimat dhe familjet e lëna prapa. /TCh