Këta janë prezantuesit që do moderojnë tri debatet presidenciale në SHBA

Tri debatet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të moderohen nga Lester Holt i televizionit NBC,  Anderson Cooper nga CNN, Martha Raddatz nga televizioni ABC dhe prezantuesi nga Fox News Chris Wallace.

Këta janë prezantuesit që do moderojnë tri debatet presidenciale në SHBA

Holt, i cili është prezantues i lajmeve të mbrëmjes në NBC, do të udhëheq debatin e parë presidencial më 26 shtator në New York, raporton CNN, njofton Insajderi.

Debatin e dyte pritet ta moderojnë në bashkëpunim me njëri tjetrin dy moderatorët, Cooper dhe Raddatz, i cili do të mbahet në një sallë të Universitetit të Washington-it në Misuri, më 9 tetor.

 

Wallace do të moderojë debatin e tretë dhe të fundit presidencial më 19 tetor, në Universitetin e Nevadas, më 19 tetor.

Kandidatët që do të përballen në këto tri debate televizive janë Hillary Clinton nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. /Insajderi.com