Shfaqen birrat me Trumpin e Putinin në tiketa “Ta zgjidhim si burrat”

Shfaqen birrat me Trumpin e Putinin në tiketa “Ta zgjidhim si burrat”

“Le ta zgjidhim si të rritur”, shkruhet në etiketën e birrës së dalë në treg, me rastin e takimit në Helsink, mes presidentit amerikan Trump dhe homologut të tij rus Putin, raporton oranews.

Birra është vënë në shitje në supermarketet e kryeqytetit finlandez. Kompania që ka prodhuar birrën, tregoi për mediat vendase, se fillimisht janë prodhuar 10 mijë shishe, dhe njëra prej tyre kushton 3.49 euro.

Po me rastin e këtij takimi, kanë dalë në shitje dhe kafe speciale, në paketime prej 250 gramësh, si dhe bluza.