Shevchenko vlerëson lart Kosovën

Shevchenko vlerëson lart Kosovën

Ish-sulmuesi i njohur, tani trajner i Ukrainës, Andriy Shevchenko, në një intervistë për mediat ukrainase, është pyetur edhe për dy takimet e tetorit, atë me Turqinë dhe Kosovën.

Ai ka thënë se asnjë skuadër nuk është “autsajdere” dhe kjo u dëshmua edhe në takimet e para që përfunduan të gjitha 1:1.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Ne jemi në një grup të vështirë, nga i cili katër Kombëtare ishim pjesëmarrëse të ‘Euro 2016’. Kundërshtarët tanë kanë të kompletuar ekipet, kurse ne jemi ende në formim të ekipit. Ndeshjet e para në grup treguan se këtu nuk ka autsajder, prandaj ne duhet të luftojmë në secilën ndeshje, sepse mund të ketë shumë rezultate të paparashikueshme.

Do të jetë vështirë, aq vështirë sa në debutimin tim, sepse përgjegjësia për rezultate rritet në çdo ndeshje”, deklaroi Shevchenko.

Ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të zhvillohet më 9 tetor./albinfo.ch