Shet armë përmes rrjetit social në Prizren, por “myshterinjtë” i dalin të çuditshëm

Shet armë përmes rrjetit social në Prizren, por “myshterinjtë” i dalin të çuditshëm

Një shitesit të armëve në Prizren nuk i ka shkuar biznesi ashtu siç dëshironte. Kërkesat iu shfaqën edhe nga disa myshterinjë të pazakonshëm, me të cilët i doli telashe.

Ai po shiste armë ilegale.

Në mesin e myshtërinjve iu shfaqën edhe hetuesit policorë.

Hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” kanë ndjekur një informatë nga rrjetet sociale ku një i dyshuar kishte vënë në shitje armë ilegale.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe janë siguruar lejet për blerje të simuluar. Më pas është vënë kontakti me personin e dyshuar i cili është kapur në flagrancë duke tentuar t’u shesë armë hetuesve.

Janë sekuestruar dy pistoleta: njëra e “Valter” e prodhuesit gjerman dhe tjetra EKOL Special 199.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit.